Rreth Agjensise
Funksionet e Agjencise Kombetare te Falimentimit parashikohen ne ligjin nr. 110/2016 neni 203.
Agjencia ka të drejtat dhe kompetencat e mëposhtme:
a) të japë, të anulojë ose të rinovojë licencat për administratorët e falimentimit dhe atij mbikëqyrës, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
b) të hartojë dhe të administrojë provimet për administratorët e falimentimit dhe atë mbikëqyrës;
c) të mbajë regjistrin e administratorëve të certifikuar të falimentimit;
ç) të kontrollojë dhe të mbikëqyrë standardet e sjelljes profesionale të administratorëve të falimentimit dhe atij mbikëqyrës gjatë procedurës së falimentimit;
d) të mbledhë dhe të përpunojë të dhëna statistikore dhe të dhëna të tjera në lidhje me procedurat e falimentimit;
dh) të propozojë standardet e sjelljes dhe të kompetencave në administrimin e falimentimeve, si edhe Kodin e Etikës, e të kërkojë zbatimin e tyre
nëpërmjet ndërmarrjes të sanksioneve dhe masave disiplinore, si dhe të kërkojë nga administratorët e falimentimit dhe ai mbikëqyrës një ra port çdo 3 muaj për zbatimin e detyrave të tyre;
e) të zbatojë çdo detyrë tjetër të caktuar nga ligji.

Rreth Agjensise
Detyrat e Agjencisë

Neni 43 , Ligji nr. 110/2016 parashikon: Caktimin e administratorëve në falimentim
1. Gjykata e falimentimit është kompetente për të caktuar administrator të falimentimit, administrator mbikëqyrës dhe administrator të përkohshëm kandidatin që është i përshtatshëm për çështjen dhe i pavarur nga kreditorët dhe debitorët.
2. Nuk mund të caktohet si administrator, sipas pikës 1, të këtij neni, personi që:
- a) ka marrëdhënie familjare ose biznesi me debitorin ose zyrtarët, drejtorët, stafin, aksionarët ose kreditorët e tij;
- b) ka marrëdhënie familjare ose biznesi me gjykatën e falimentimit;
- c) shërben si zyrtar, drejtor, është staf ose aksionar i konkurrentëve të drejtpërdrejtë të aktivitetit të debitorit;
- ç) ka falimentuar në momentin e caktimit;
- d) nuk mund të caktohet si drejtues i një shoqërie tregtare, sipas legjislacionit në fuqi;
- dh) ka dhënë paraprakisht këshilla profesionale ndaj debitorit.