Urdheri i ministrit per provimin nr 537 date 18.10.2024

NJOFTIM
 
“PËR ZHVILLIMIN E PROVIMIT TË KUALIFIKIMIT TË ADMINISTRATORËVE TË FALIMENTIMIT”
 
Ministria e Drejtësisë ju informon se, bazuar në Urdhrin e Ministrit Nr. .537.., datë .18.10.2024.., provimi i kualifikimit për Administratorët e Falimentimit do të zhvillohet më datë 02.12.2024, ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë kërkesën për shprehje interesi dhe dokumentacionin përkatës përmes portalit “e-Albania” brenda 15 ditëve nga publikimi i Thirrjes për Shprehje Interesi, në përputhje me VKM nr. 294, datë 17.05.2023.
 

Për më shumë informacion, ju lutem referojuni Urdhrit të Ministrit bashkangjitur. Kliko ketu

Informacion i shkeputur nga ligji per falimentimin
Neni 7.
1. Procedura e falimentimit mund të fillojë ndaj çdo debitori si person fizik ose juridik. 
2. Procedura e falimentimit mund të fillojë edhe pas prishjes së personit juridik që ende nuk është likuiduar. 
3. Procedura e falimentimit nuk mund të fillojë ndaj subjekteve publike, objekt i së drejtës administrative. Shoqëritë me kapital publik ose shtetëror, të organizuara si person juridik privat, janë objekt i këtij ligji. 
4. Ligji nuk zbatohet për shoqëritë e sigurimit, bankat, fondet e pensioneve, fondet e investimeve të letrave me vlerë dhe institucione të tjera që grumbullojnë depozita nga publiku ose institucione të tjera financiare, për të cilat procedura e falimentimit rregullohet në një ligj të posaçëm. 
 
Ky ligj zbatohet për institucionet jobankare, sipas parashikimeve të legjislacionit për bankat në Republikën e Shqipërisë.
 
5. Në rast të paaftësisë paguese të një subjekti që ushtron veprimtarinë e tij në një sektor strategjik të përcaktuar me ligj të posaçëm, si dhe të një subjekti që kryen një shërbim publik, zbatohet ky ligj nëse nuk rregullohet me një ligj të posaçëm, ose kur rregullohet me një të tillë, por subjektit i është hequr licenca.
 
Ikona e Lëvizshme
ChatGPT