Rreth autoritetit
Agjencia Kombëtare e Falimentimit është krijuar me VKM nr. 852, datë 21.10.2010, “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentimit”, dhe është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Agjencia ka si mision sigurimin dhe përdorimin e mjeteve efikase për të ruajtur ligjshmërinë e procedurave të falimentimit, duke mbikëqyrur aktivitetin e administratorëve të falimentimit.
- Struktura organizative/organigrama
- Struktura e pagave
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit
- Përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP
Funksionet e Agjencise Kombetare te Falimentimit parashikohen ne ligjin nr. 110/2016 neni 203.
Agjencia ka të drejtat dhe kompetencat e mëposhtme:
a) të japë, të anulojë ose të rinovojë licencat për administratorët e falimentimit dhe atij mbikëqyrës, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
b) të hartojë dhe të administrojë provimet për administratorët e falimentimit dhe atë mbikëqyrës;
c) të mbajë regjistrin e administratorëve të certifikuar të falimentimit;
ç) të kontrollojë dhe të mbikëqyrë standardet e sjelljes profesionale të administratorëve të falimentimit dhe atij mbikëqyrës gjatë procedurës së falimentimit;
d) të mbledhë dhe të përpunojë të dhëna statistikore dhe të dhëna të tjera në lidhje me procedurat e falimentimit;
dh) të propozojë standardet e sjelljes dhe të kompetencave në administrimin e falimentimeve, si edhe Kodin e Etikës, e të kërkojë zbatimin e tyre
nëpërmjet ndërmarrjes të sanksioneve dhe masave disiplinore, si dhe të kërkojë nga administratorët e falimentimit dhe ai mbikëqyrës një ra port çdo 3 muaj për zbatimin e detyrave të tyre;
e) të zbatojë çdo detyrë tjetër të caktuar nga ligji.
Neni 43 , Ligji nr. 110/2016 parashikon: Caktimin e administratorëve në falimentim
1. Gjykata e falimentimit është kompetente për të caktuar administrator të falimentimit, administrator mbikëqyrës dhe administrator të përkohshëm kandidatin që është i përshtatshëm për çështjen dhe i pavarur nga kreditorët dhe debitorët.
2. Nuk mund të caktohet si administrator, sipas pikës 1, të këtij neni, personi që:
- ka marrëdhënie familjare ose biznesi me debitorin ose zyrtarët, drejtorët, stafin, aksionarët ose kreditorët e tij;
- ka marrëdhënie familjare ose biznesi me gjykatën e falimentimit;
- shërben si zyrtar, drejtor, është staf ose aksionar i konkurrentëve të drejtpërdrejtë të aktivitetit të debitorit;
- ka falimentuar në momentin e caktimit;
- nuk mund të caktohet si drejtues i një shoqërie tregtare, sipas legjislacionit në fuqi;
- ka dhënë paraprakisht këshilla profesionale ndaj debitorit.
Përcaktimi i nivelit minimal te jeteses:
- Cfare eshte niveli minimal i jeteses?
- Cilat jane shpenzimet e arsyeshme te jeteses ne shqiperi?
- Llogaritja e minimumit jetik në shqipëri
- Shpenzime të arsyeshme të jetesës
- Botimi i avokatit te popullit 2021 per nivelin minimal jetik ne shqiperi
- Shpenzimet e konsumit në shqipëri
- Përditësimet e udhëzimeve për shpenzimet e arsyeshme të jetesës
- Llogaritësi i shpenzimeve të arsyeshme të jetesës