Jeni ne veshtiresi financiare dhe nuk dini si te veproni? Ju vete ose biznesi Juaj? Mund te konsultoheni me nje ekspert te licencuar per falimentimin. Shpallja e falimentimit tuaj si person individ ose si biznes mund t'ju jape nje shans te dyte.
Si mund t’ju ndihmojë Agjencia Kombëtare e Falimentimit?
Agjencia Kombëtare e Falimentimit (AKF) është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e procedurave të falimentimit në Republikën e Shqipërisë. Nëse ndodheni në vështirësi financiare dhe nuk jeni në gjendje të përmbushni detyrimet tuaja, Agjencia ofron ndihmë përmes informacionit, këshillimit dhe aksesit te administratorët e licencuar të falimentimit.
- Ristrukturim të borxhit,
- Falje të pjesshme ose të plotë të tij, në raste të veçanta.
- Administratorët e falimentimit të licencuar mund të ndërmjetësojnë negociata me banka dhe institucione financiare, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje per riorganizim ose ristrukturimit.
- Administratori i falimentimit mund të ndihmojë në riorganizimin e borxhit përmes kushteve më të favorshme, si:
- ulja e normës së interesit,
- shtyrja e afateve të pagesës,
- përpilimi i një plani pagese të qëndrueshëm.
- Hapja e procedurës së falimentimit mund të sigurojë mbrojtje nga ekzekutimet e detyrueshme dhe sekuestrimet e pasurive. Në raste të padive nga banka apo kreditorët, administratori i falimentimit ju ndihmon të kuptoni të drejtat dhe opsionet ligjore.
- Përmes administratorëve të licencuar dhe profesionistëve të fushës, mund të merrni:
- këshillim mbi menaxhimin financiar,
- udhëzime për shmangien e borxheve të reja,
- rekomandime për përmirësimin e gjendjes ekonomike.
Na kontaktoni
Ju lutemi plotësoni të dhënat tuaja më poshtë për të rezervuar një takim, ose dhene informacione me teper, një këshilltar do t’ju kontaktojë brenda 24 orëve.
Rreth Agjensise
Detyrat e Agjencisë
Agjencia ka të drejtat dhe kompetencat e mëposhtme:
a) të japë, të anulojë ose të rinovojë licencat për administratorët e falimentimit dhe atij mbikëqyrës, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
b) të hartojë dhe të administrojë provimet për administratorët e falimentimit dhe atë mbikëqyrës;
c) të mbajë regjistrin e administratorëve të certifikuar të falimentimit;
ç) të kontrollojë dhe të mbikëqyrë standardet e sjelljes profesionale të administratorëve të falimentimit dhe atij mbikëqyrës gjatë procedurës së falimentimit;
d) të mbledhë dhe të përpunojë të dhëna statistikore dhe të dhëna të tjera në lidhje me procedurat e falimentimit;
dh) të propozojë standardet e sjelljes dhe të kompetencave në administrimin e falimentimeve, si edhe Kodin e Etikës, e të kërkojë zbatimin e tyre
nëpërmjet ndërmarrjes të sanksioneve dhe masave disiplinore, si dhe të kërkojë nga administratorët e falimentimit dhe ai mbikëqyrës një ra port çdo 3 muaj për zbatimin e detyrave të tyre;
e) të zbatojë çdo detyrë tjetër të caktuar nga ligji.





